Shikoni disa modele të fustaneve për mbrëmje
10 Modele te veshjeve për ditët e vjeshtës
Në këtë post ju mund të shihni 10 veshjet për ditët e ftohta të vjeshtës.Keto mund të jenë shumë praktike dhe në modë.Për më tepër,keto janë veshje të përsosura për përditësime qe mund ti keni ne dollapin tuaj per vjeshtën.Këto 10 kombinime mund të ju mbajnë të ngrohtë dhe elegante në të njëjtën kohë.Hidhni një sy në galerinë tonë dhe kënaquni !!!
Trendet e Fustanave te njejt Nena dhe bija
Frizura me Gersheta,modele te reja
20 kombinimet më të mira që janë në trend te kesaj stine
Ne jemi gjithmonë këtu për të ju frymëzuar ju dhe të ju tregojmë se çfarë është ne modë dhe eleganc në këtë kohe. Ne jemi në sezin e vjeshtes dhe jemi shumë të ngazëllyer për këtë.Kjo do të thotë se ju duhet të vëni të gjitha rrobat tuaja verore në anën e pasme të garderobes tuaj dhe për të gjetur bluza tuaja dhe gjemperat që do të ju mbajë të ngrohtë ne ket sezon.Postimi im për sot quhet “20 kombinimet më të mira që janë në trend te kesaj stine.
Në qoftë se ju doni të jeni në këtë vjeshtë në modë dhe stil, unë kam zgjedhur disa veshjet e mahnitshme për ju!Unë kam zgjedhur disa kombinime interesante ,që gjithashtu janë shumë ne modë këtë vjeshtë edhe tek ne. Kënaquni!
Trendet e veshjeve te ketij sezoni
Pallaqinka(petulla) ne forme” trendafili
Kjo është një ide e bukur për të bërë trëndafila për mëngjes, recet e lehtë dhe e shpejt për tu bërë.
Përbërësit për “petulla ne forme” trendafili Rose “:
Vezë – 2 copë
Miell – 2 lug.2 lug nisheste
kripë
Qumësht – 250 ml
Vaj vegjetal – 1 lug
Çokollatë (mundësisht e bardh) – 50 g
Sheqer (+ ngjyrë për dekorimin) – 50 g
Gjalpë – 50 g
Udhëzime:
Në një enë te madhe, perziejmë vezët me kripë, dhe shtojme miellin dhe niseshten. Pastaj gradualisht shtoni qumështin dhe perziejm deri në që të trashët.
Pastaj derdh vajin në tigan të ngrohur ,shtojme nga brumi rreth 1/4 e filxhanit në tigan .Gatuaj,deri sa petula te mer ngjyre të artë dhe kafe. Rrotullo me një shpatull kuzhine në anën e dytë.Çdo pjese te petullave apo pallaqinkave te përfunduar spërkatën me sheqer.Petullat i palosim në gjysmë,pastaj edhe ne gjysmën tjeter përsëri.Pastaj i prejmë,siç tregohet në foto.
Mblidhem peten e prerë në 2 trëndafila:te vogla dhe të mëdha:Shkrihet çokollata në ujë të nxehtë .Marim petullat”e prera nga njëra anë,me furçë i lyejmë me çokollatën eshkrirë, pastaj dhe i mbeshtjellim ne forme trendafili,si ne foto.
Në një pjatë dekorojm me trendafila ose ashti siq deshironi,ju beftë mirë.
Mollë të pjekura, të mbushura me drithëra
Disa mollë
Kanellë
Sheqer (i kaftë, mundësisht)
Drithëra
1 lugë gjelle gjalpë
Karajfil të thatë
Ujë të valë
opcionale: arra, lëng dhe lëvore limoni
Nuk po merrem me sasinë për shkak se varet prej madhësisë së mollëve, vlerësoni vet.
Fillimisht mollët duhet të pastrohen dhe t’u hiqet një pjesë nga brendësia e tyre, e cila pastaj do të mbushet me drithëra.
Gërryerja e mollëve është në fakt edhe pjesa më e vështirë, pas kësaj nuk keni shumë punë. Vetëm se është e këshillueshme që drithërat e përdorur të përmbajnë sa më shumë tërshërë ose të jenë vetëm tërshërë.
Në një enë bëni bashkë drithërat, sheqerin, kanellën, arrat e coptuara dhe lëvoren e limonit.
Para se ti mbushni mollët me këtë përzierje, nëse ju duken shumë të tharta mund ti shtoni nga pakëz mjaltë secilës, pastaj me lugë mbushni me përbërjen e pregatitur. Në fund secilës mollë vini sipër pak gjalpë, sasia e nevojshme e gjalpit është diçka më pak se një lugë çaji.
Vendosni në tepsi dhe mbuloni deri në ¼ me ujë të valë në të cilin mund të shtoni edhe një lugë çaji sheqer bashkë me gjysëm luge (4-5) karajfil të thatë.
Mbuloni me një fletë alumini dhe vendosni në furrë derisa mollët të piqen dhe të zbuten plotësisht.
Nëse gjith promovimi që sapo kam bërë unë me shkrim nuk ka mjaftuar që t’ju bind t’i provoni këto mollë, më poshtë ju ftoj mund t’u hidhni një sy fotografive nga eksperimentimi im i sotëm.
Normalisht mollët e pjekura servohen me krem të ëmbël, por unë kisha akullore të gatshme, kështu që e shfrytëzova rastin që mollën time ta kombinoj me akullore vanilleje.
Make-up,pamja para dhe pas
Trendet e Palltove: Rikthehet ngjyra Pink
Ngjyrat e zbehta rozë janë të ëmbëla, dhe të preferuara, ngjyrëdashese. Edhe pse veshjet njëngjyrëshe neutrale ende mbretërojnë,rozë dhe pink jane trendet e kësaj stine. Kur kombinohet me këmisha me funde ose xhinse duken shum bukur.Shikojeni koleksionin e kombinimeve.source
Java e modes nga Sherri Hill
Tortë me Çokollatë dhe xhelatinë
Perberesit;
- 6 vezë
- 6 lugë sheqer
- 4 lugë kakao
- 6 lugë miell
- 1pako aditivë per brumë
- 6 luge ujë të nxehtë
- 150gr.gjalpë
- 200 gr çokolatë për gatim
- 5 lugë sheqer
- 5-6 lugë qumësht
- 1 pako xhelatinë
- 100ml qumësht
- 500 ml krem
I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat.Të verdhat i vëmë në enën për përzierje,ndërsa të bardhat në një enë anash.I rrahim me mikser të verdhat e vezës me 6 lugë sheqer.Duke i rrahur pandërprerë,në enë shtojmë 6 lugë ujë të nxehtë.
Në enë të madhe e të thellë i vëmë 6 të bardhat e vezës dhe i rrahim me mixer.Në enën me të bardhat e rrahura e shtojmë përmbajtjen nga ena për përzierje.Përziejmë me lugë,deriza të bashkohet masa.Në enën me miell e shtojmë kakaon dhe aditivin për brumë dhe i hedhim në enën e madhe.Përziejmë me lugë,deriusa të fitojmë një masë homogjene.Në tavën për pjekje shtrojmë një letër dhe sipër e derdhim brumin për ëmbëlsirë.E përhapim në tërë sipërfaqen e tavës dhe tavën e vëmë në furrë. pjekim 20 minuta në temperaturë prej 180 gradë.
Në tenxhere në zjarr hedhim 5-6 lugë qumësht dhe 5 lugë sheqer.Në tenxhere e shtojmë gjalpin dhe çokollatën dhe i ziejmë derisa të shkrihen.
Në tenxhere në zjarr hedhim 100 ml qumësht.Duke përzier me tel kuzhine ,në tenxhere e shtojmë xhelatinën.Xhelatinën e shkrirë dhe të ftohur e hedhim në enën me kremin pana.
Ëmbëlsirën e pjekur presim në dy petë .Sipër petës së parë hedhim nga kremi.Kremin e lyejmë në tërë sipërfaqen e petës.Sipër kremit hedhim nga kremi me çokollatë.Edhe këtë krem e përhapim në tërë sipërfaqen.E vëmë petën e dytë dhe sipër saj vëmë nga kremi në tërë sipërfaqen.Sipër tij,hedhim nga kremi i çokollatës.Sipër ëbëlsirës grijmë çokollatë.Ëmbëlsirën e presim në copë të mëdha.Ju bëftë mirë.
Trendet e frizurave te ketij viti
Ju keni vendosur të shkoni ne aheng,dasem apo qfardo feste dhe keni plan te visheni bukur,me këpucë dhe bizhuteri.Mandej është radha te mendoni per floket një vendim i rëndësishem qe te dukeni bukur.Ne kemi përzgjedhur 30 modele te frizurave mahnitëse që ju të frymëzoheni dhe te zgjidhni frizuren e duhur.Hidhi nje sy fotove dhe kenaquni!
Mesoni te beni Grim(Make-up)hap pas hapi
Dizajne te ndryshme te thonjeve(Trendet 2015)
Receta te Pitalkave-apo-samuna
Përbëresit
- 1 filxhan kafeje ujë i vakët,
- Tharmë buke në madhësi të një arre ,
- 2 gota ujë,
- kripë,
- 2 gota miell.
Udhëzime
- Në enë ku do të gatuhet brumi,derdhet uji,kripa dhe tharmi i ardhur.
- Hidhet mielli pak e nga pak duke e tundur me lugë druri. Brumi tundet me lugë,sepse gatuhet aq i butë,saqë ngjitet për duar.
- Pasi të tundet dhe gatuhet në trashësinë e duhur,ena mbulohet dhe qëndron në vend të ngrohtë afro 2 orë.
- Pasi të rritë volumin,me lugë druri hidhet pjesë-pjesë,6-7 sosh,në miell të vendosur në tavolinë.
- Duke i ngjeshur në miell,u ipet forma e rrumbullakët,sheshohen dhe vendosen në pëlhurë të pastër të përmillur.
- Të mbuluara qëndrojnë edhe 20-30 min,pastaj lagen mbi me uj,shpohen në disa vende dhe duke mos ia prishur formën,rradhiten në tepsi të përmillur dhe të nxehur më parë.
- Futen në furrë të nxehtë me temperature 250 gradë C për t’u pjekur për 8-10 min,varësisht nga madhësia e pitalkave.
- Sa të nxirren nga furra,ato mbulohen me pecetë që të zbuten pak.Shërbehen të nxehta me djath,mazë,speca të pjekur,shëllirë,suxhuk e tj.
- Me të njejtin brum mund të gatuhen samunat me suxhuk ose pitalka ramazani.
- Pasi të vendosen samunat në pecetë për të ardhur brumi,vendoset sipër suxhuku dhe shtypet pak,e pasi të vijë brumi,ato me kujdes rradhiten në tepsi dhe piqen për 10 min.Via
Modelet me te reja te Fustanave 2016
Disa këshilla për buzë të plota
Të rralla janë femrat që kanë buzë të plota natyrale, pa pasur nevojë për ndonjë korrigjim.
Shumë prej nesh shmangim metodat ekstreme, mbushësit, silikonin, hieluronin, por për ato femra që nuk i dëshirojnë këto ndryshime radikale në fytyrat e tyre ekzistojnë këshilla të lehta, të cilat duhet t’i dimë. Jua sjellim disa këshilla të dobishme për kujdes ndaj buzëve dhe për t’i bërë ato më të plota.
Pilingu i buzëve
Të gjitha qelizat e vdekura në sipërfaqe të buzëve, plasaritjet dhe pabarazitë bëjnë që buzët të duken të thara dhe jo të përshtatshme për grim. Nëse e vëreni këtë në buzët tuaja, përdoreni një brushë të dhëmbëve për t’u bërë piling buzëve dhe për t’i mënjanuar të gjitha pjesët e padëshiruara. Buzët tuaja do të duken të hidratuara, të shëndetshme, do të kenë ngjyrë natyrale, sepse brusha e nxit qarkullimin, dhe ato do të jenë të gatshme për aplikim të ngjyrës për buzë.
Përdoreni lapsin me ngjyrë të lëkurës
Kjo këshillë vjen nga artistët profesionalë të grimit. Në fillim, i kornizoni buzët, e më pas i ngjyrosni me laps të ndritshëm me nuancë të ngjyrë së lëkurës. Me këtë do të mund t’i formësoni buzët siç dëshironi dhe t’i rrisni pak, dhe do t’i përgatitni ato sikur të ishin pëlhurë për pikturim. E tërë sipërfaqja do të jetë me ngjyrë të njëtrajtshme, ngjyra për buzë do të jetë më e qëndrueshme dhe më intensive.
Preparatet me mentë
Përdorni balsam dhe preparate të tjera me mentë. Kjo bimë si përbërës aktiv në mënyrë natyrale e nxit qarkullimin e gjakut, dhe me këtë e rrit vëllimin e buzëve.
Konturat dhe hijet
Konturimi i buzëve me bronzues të errët ose me pudër neutrale kontribuon në plotësinë e buzëve. Aplikojeni bronzuesin përgjatë skajit të buzës së poshtme në qendër dhe do ta vëreni dallimin.
Vizatojeni linjën nga ana e jashtme
Nëse dëshironi buzë më të plota, atëherë aplikojeni lapsin nga ana e jashtme e buzëve. Këto dy milimetra shtesë, do të bëjnë ndryshim të dukshëm.
Mos përdorni nuanca tepër të errëta
Nëse dëshironi që dukeni joshëse, me buzë më të plota, mos përdorni nuancat më të errëta për buzë. Një gjë e tillë në aspektin vizual i “rrafshon” buzët, nëse nuk janë të plota dhe të mëdha.
Theksuesi
Klara Bow ndoshta nuk është bërë e famshme për filmat pa zë, në të cilët ka luajtur, por është bërë e njohur për buzët e saj të përkryera. Ajo e ka përdorur theksuesin ose korrektuesin në mes të buzës së epërme, saktësisht në thellimin nën hundë dhe në këtë mënyrë kjo dukje magjike duket edhe më sensuale.Source
Trendet e Flokëve të shkurtëra me shatir
Stili i flokeve do të ju ndihmojë të kuptoni se ju mund të beni flokët tuaj shatir dhe të dukeni të mahnitshme.Një fakt i madh në lidhje me këto 25 fotografitë e stilit te flokeve të shkurta dhe shatir është se me të vërtetë do të ju ndihmojë të duken mirë.Ju vetëm duhet të siguroheni që ju të zgjidhni ate që me të vërtetë i përshtatet karakteristikave tuaja.Nëse jeni duke menduar në lidhje me një ndryshim dramatik, ju gjithashtu mund të ndryshoni ngjyrat e flokëve tuaj në të njëjtën kohë.Pra, të gjitha ju femra qe duhet të ndryshoni është mire të shikoni në këto foto,zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë, kontaktoni stilistin tuaj dhe kërkoni atë për të prerë dhe te beni shatir flokëve tuaj të bazuar në zgjedhjen tuaj.Mbani në mend faktin se flokët tuaj vazhdojn të rriten.Pas një muaj apo dy, ju mund të bëni një tjetër ndryshim.
Recetë-Pide Turke
Pide,i njohur edhe si “Pita” në disa vende,edhe si pica,në mënyrë tipike ka shërbyer si pjesë e kuzhines turke, armene dhe e Mesme-Lindore. Kjo recetë e veçantë është për turqit, që vjen në vende të ndryshme dhe është shërbyer në shumë prej restoranteve të njohura turke në mbarë botën.
Unë kam qenë në kërkim për një recetë të mirë të pides. Kërkimi im i recetës ideale i brumit për pide përfundoi sot.
Në Turqi,secili regjion ka mënyrën e saj për të bërë pide.Brumi kryesisht mbetet i njëjtë, por mbushjet ndryshojnë.Ju mundeni patjetër të provoni vet kombinim tuaj sipas shijes tuaj. Kjo mund të jetë vetëm me djathë, sallam,mish i grir etj.Kjo do të ju merr më pak se një orë,pët ta pjekur dhe për ta shërbyer.
Përbërësit për brumin për dy pide:
1 lugë gjelle maja aktiv i thatë
1 filxhan qumësht të ngrohtë
1 lugë sheqer
1 lugë kripë
1 vezë
3 lugë vaj perimesh
3 gota miell
Përbërësit për mbushjen e pides:
200 gr. mish lopei grirë
1 qepë e mesme grirë
2 thelpinj të hudhër e grirë
2 lugë gjalpë ose vaj perimesh
1/2 lugë e cimnon
piper i zi
1 lugë kripë
1/2 filxhan majdanoz copëtuar
2 lugë e mente të freskëta te copëtuar
2lugë lëng limoni
1 domate mesme
1 filxhan djathë mocarela
1 + 1 vezë (2 gjithsej)
Vetëm pak nisheste
Udhezime për të bërë brumin:
Sigurohuni që qumështi është me të vërtetë i ngrohtë.Vëmë qumështin në një tas të mesem, shpërndajmë majin në qumësht,shtoni vezën, sheqerin, kripën dhe vajin.Perzijeni te gjitha mirë dhe shtoni miellin.Gatuaj brumin bukur,të qetë dhe elastik ,unë pikërisht e matui sasinë e miellit të nevojshëm.Unë shpresoj se ju nuk do të keni nevoj te shtoni miell më shumë. Por nëse ju doni te shtoni ,shtoni 1/2 filxhan ose më pak.
lyeni brumin me vetëm pak vaj,dhe e vëni një leckë të lagur mbi të dhe mbulojeni me një peshqir.Brumin e lejme te mbeshtjellur për 30 minuta./shiko fotot
Ngrohim tiganin,shkrijme gjalpin,mishin e copëtuar ,qepën se bashku me hudhër e copëtuar e shtoni ne tigan.Shtoni kripë,piper te zi dhe cinamon.Perzieni për 4-5 minuta.
Pritini domaten në kube të vogla dhe mbajme mënjanë.Ne një tas të mesem,përziejm mishin e ftohur, majdanozin e copëtuar,majdanozin e copëtuar dhe lëng limoni.Perziejme përbërësit mirë dhe i lëmë mënjanë.Furrën e ngrohim paraprakisht në 250 grad.
Pasi brumë është i gatshem,dhe i dyfishuar i fryre .Merrni nga brumi në sipërfaqeshtojme miell dhe e ndajme në dy pjesë.Në këtë mënyrë ju do të keni dy pjesë të mëdha.
Bëni topa të rrumbullakëta,të vendosur një mënjanë dhe të punojnë me një tjetër.Duke përdorur një teholluse,rrokullisim brumin ne ovale te hollë,si ne foto.
Brumin ne forme ovale e hedhim mbi fletë pjekjeje dhe e sperkatim vetëm me një grimë të vogël e niseshte.Kjo do të parandalojë brumin qe ta thith lagështin e mbushjes.Përhapim në mënyrë të barabartë gjysmën e mishit në krye të brumit.Vendosim gjysmen e domates permbi pjesen e mishit dhe gjysma Sasi e vogël e djathë i copëtuar mocarela në krye.
Paloseni anët e pides,duke krijuar një formë anije.
E rrahën një vezë me një pirun.Duke përdorur një furçë pastë,i lyejm me furçë anët e Pides me vezë te rrahur. Ngadalë pjesen e vezës se mbetur e hedhim mbi mish në mënyrë të barabartë.
Përmbi unë u përpoqa te bej një kombinim pak me ndryshe.Kam shtuar kërpudha dhe speca djegës. Veza e dytë është përdorur në brumin e pides se dytë. E vendosim piden në furrë dhe pjekim për rreth 25 minuta ose derisa të behet ngjyrë kafe.
Ju mund ta preni piden si ne foto dhe ta sherbeni.Kënaquni!.Ju bëftë mirë!