Quantcast
Channel: admin – Sekrete Mode – Fashion, Beauty, hairstyle, mode, pune dore,frizura
Viewing all articles
Browse latest Browse all 98

Receta te Pitalkave-apo-samuna

$
0
0

Përbëresit

  • 1 filxhan kafeje ujë i vakët,
  • Tharmë buke në madhësi të një arre ,
  • 2 gota ujë,
  •  kripë,
  • 2 gota miell.

Udhëzime

  1. Në enë ku do të gatuhet brumi,derdhet uji,kripa dhe tharmi i ardhur.
  2. Hidhet mielli pak e nga pak duke e tundur me lugë druri. Brumi tundet me lugë,sepse gatuhet aq i butë,saqë ngjitet për duar.
  3. Pasi të tundet dhe gatuhet në trashësinë e duhur,ena mbulohet dhe qëndron në vend të ngrohtë afro 2 orë.
  4. Pasi të rritë volumin,me lugë druri hidhet pjesë-pjesë,6-7 sosh,në miell të vendosur në tavolinë.
  5. Duke i ngjeshur në miell,u ipet forma e rrumbullakët,sheshohen dhe vendosen në pëlhurë të pastër të përmillur.
  6. Të mbuluara qëndrojnë edhe 20-30 min,pastaj lagen mbi me uj,shpohen në disa vende dhe duke mos ia prishur formën,rradhiten në tepsi të përmillur dhe të nxehur më parë.
  7. Futen në furrë të nxehtë me temperature 250 gradë C për t’u pjekur për 8-10 min,varësisht nga madhësia e pitalkave.
  8. Sa të nxirren nga furra,ato mbulohen me pecetë që të zbuten pak.Shërbehen të nxehta me djath,mazë,speca të pjekur,shëllirë,suxhuk e tj.
  9. Me të njejtin brum mund të gatuhen samunat me suxhuk ose pitalka ramazani.
  10. Pasi të vendosen samunat në pecetë për të ardhur brumi,vendoset sipër suxhuku dhe shtypet pak,e pasi të vijë brumi,ato me kujdes rradhiten në tepsi dhe piqen për 10 min.Via
 12346390_772510519527424_6980377904135865707_n

Viewing all articles
Browse latest Browse all 98


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>